Pronari i ‘News24’, Irfan Hysenbelliu ka larguar nga media që drejton gazetarin Ylli Rakipi e bashkë me të është mbyllur edhe emisioni ‘Të Paekspozuarit’.
Mësohet se shkak për largimin e Rakipit është bërë ndërhyrja e drejtpërdrejtë e kryeministrit Rama te pronari i ‘News24’, Irfan Hysenbelliu e pas kësaj ky i fundit ka vendosur mbylljen e emisionit që drejtohej prej tij.
Vendin e Rakipit në Neës24 do e zërë Sokol Balla, i cili fillimisht kishte planifikuar të shkonte te ABC Neës, por tashmë do shfaqet në ekranin e ‘News24’ katër herë në javë ku do drejtojë një emision.
Më herët u konfirmua se njerëz të afërt pranë kryeministrit Rama i kanë kërkuar Hysenbelliut të largojë edhe gazetarin Adi Krasta duke mbyllur emisionin e tij, ‘A Krasta Show’. /Hashtag.al