Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka deklaruar 6 tetorin si datën e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur zyrtarisht nga institucioni i presidentit të Kosovës që ka vendosur të dielën e 6 tetorit si datë zgjedhjesh.
“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 06 tetor 2019. “Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi.” – thuhet në vendimin e Thaçit.