Lajden Kadilli është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka kërcënuar me armë djalin e deputetit socialist, Spartak Braho.
Mësohet se përplasja ka nisur për një vend parkimi pasi Kadilli kishte lënë motorin e tij në vendin e parkimit ku banon djali i Brahos, Kreshniku dhe më pas i është kërkuar nga Braho që ta largohet.
I riu është larguar duke u kthyer më pas i armatosur duke thyer xhamin e makinës së Brahos e duke e kanosur 35-vjeçarin
Sipas policisë, përveç Kadillit është proceduar edhe djali tjetër i deputetit Braho, Arbri, pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta Kadillin dhe babain e tij.