Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot shpërndarjen e parlamentit të Kosovës, pak ditë pas votimit të deputetëve në Parlament.
Por Thaçi, ende nuk ka shpallur një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat duhet të mbahen jo më larg se 45 ditë nga shpërndarja e parlamentit.
“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses.”, shkruan Thaçi.
Vendimi për shpërndarjen e parlamentit erdhi pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj më 19 korrik, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, ku trajtohen pretendimet për krimet e luftës dhe të pasluftës në Kosovë.