Uashingtoni nuk po kërkon një ndryshim të lidershipit në Iran, tha të hënën Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Trump tha se administrata e tij dëshiron të shohë një Iran pa armë bërthamore dhe raketa balistike.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një konference për shtyp në samitin e G7-s në qytetin bregdetar të Biarritz, Francë.
Trump tha se vendet e përfshira në marrëveshjen bërthamore të Planit të Përbashkët të Aksionit të Iranit (JCPOA), përfshirë Francën, një ditë do ta falënderojnë ShBA-në për daljen nga marrëveshja.
Sidoqoftë, Irani është një vend me “potencial të jashtëzakonshëm”, si Koreja e Veriut dhe ai shprehu shpresën se shumë gjëra të mira do ndodhin së shpejti.
Marrëveshja bërthamore u nënshkrua në 2015 midis Iranit dhe Rusisë, Kinës, Francës, ShBA-së dhe Gjermanisë.
Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja vitin e kaluar duke shtuar presionin ndaj Teheranit e duke i vendosur sanksione që synonin sektorët e tij të energjisë dhe bankave.