Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme një pulari në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit. Flakët e mëdha kanë shkrumbuar totalisht pularinë.
Fatmirëesisht nga zjarri nuk raportohet për njerëz të lënduar.Pularia mësohet se ishte në pronësi të shtetasit D. T..
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por në vendngjarje kanë shkuar disa zjarrfikëse.
“Rreth orës 13:30, në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në një ambient pularie, në pronësi të shtetasit D. T.
Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale përreth. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.