Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi pyet Kajmakun: Si Jorgo Toto shkon dot në Greqi? Arta Marku s’të mbron dot


Pas përgjigjes së Agim Kajmakut ndaj selisë bu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, nuk ka vonuar të shkruajë se Kajmakun e pret përballja me drejtësinë dhe burgu.

Në një status në ‘Facebook’, Bardhi shkruan se meqë Agim Kajmaku shkon në Greqi me emrin që mban tani, a mund të bëjë të njëjtën gjë nën emrin Jorgo Toto.

Bardhi thekson se e vërteta do dalë dhe Kajmakun nuk e mbron dot Arta Marku.

“Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.

Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi! Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot? Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti?

Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!” – shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *