Vendosni fjalën kyçe....

Dalin pamjet satelitore të Amazonës, zjarri po hyn në Paraguai (FOTO)


Zjarret në pyllin e Amazonës kanë shkatërruar zonën kufitare midis Bolivisë, Brazilit dhe Paraguait për rreth një javë tani.

Siç tregojnë imazhet satelitore, zjarri është futur dhe në Paraguaji tanimë.

“Vatra e zjarrit tani nuk është aq e gjatë, por po lëviz drejt jug-perëndimit, duke hyrë në territorin e Paraguait. Ai filloi në Brazil dhe tashmë kaloi një pjesë të vogël në Bolivi”, tha studiuesi Iban Ameztoy krahas fotove të marra nga sateliti i Kopernikut Sentinel, citon Euronews.

Ndryshimi i drejtimit të erës bëri që flakët që vinin nga Bolivia të hynin në rezervën natyrore të Tre Gjigandëve në Paraguai, thanë media lokale.

Kjo zonë është pjesë e Pantanalit të Paraguait – një rajon natyror që përfshin zonën më të madhe ligatinore tropikale në botë të vendosur midis Brazilit dhe Bolivisë.

“Pantanali është një ekosistem kompleks, i brishtë dhe me rrezik të lartë sepse po shndërrohet nga një ligatinë në një sistem prodhues”, tha Larissa Rejalaga, një nga inxhinieret e ngarkuara me monitorimin zjarreve me satelit.

Në Brazil zjarret tashmë kanë prekur shtatë shtete që do të marrin përforcime nga jashtë për të luftuar flakën.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është kritikuar shumë nga bashkësia ndërkombëtare për menaxhimin e zjarreve. Javën e kaluar, Presidenti Francez Emmanuel Macron kërcënoi të bllokojë një marrëveshje tregtare me Mercosur.

Në Samitin e G7-ës, Macron, dhe presidenti kilian, Sebastián Piñera, thanë se kombet e G7-ës ranë dakord të sigurojnë 20 milionë dollarë (17.9 milionë €) nga fondet emergjente për të luftuar zjarret e Amazonës.

Ndërkohë në Bolivi, Presidenti Evo Morales tha se ai mirëpret çdo ndihmë ndërkombëtare për të luftuar zjarret në zonën e Chiquitania që kufizohet me Brazilin dhe Paraguain.

Por më herët ai kishte refuzuar çdo ndihmë ndërkombëtare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *