Vendosni fjalën kyçe....

Djali i Messi-t brohoret për skuadrën e gabuar, Suarez e qorton (VIDEO)


Djali i vogël i Messi-t ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në ndeshjen e fundit të Barcelonës kundër Real Betis-it, e cila përfundoi me rezultatin 5-2 për katalanasit.

Messi dhe Suarez ndodheshin në stadium së bashku me fëmijët e tyre, mirëpo në momentin kur Real Betis kaloi në avantazh, djali i Messi-t brohoriti me duart lart.

Suarez e pa dhe menjëherë e kritikoi të voglin, i cili në fillim u tremb e më pas nisi të qeshë.

Messi i vuri dorën në kokë të birit duke qeshur dhe duke i folur fjalë qetësuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *