Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Kosova përvëlohet nga i nxehti, temperatura të larta deri në 4 shtator


Edhe Kosova ka qenë nën peshën e temperaturave të larta të cilat do vijojnë të jenë të njëjtat deri në javën e parë të shtatorit. Vendi është përfshirë ditët e fundit nga shira në zonën e Dukagjinit, megjithatë temperaturat kanë mbetur të larta, shkruan Koha.net.

“Edhe pse në disa pjesë të Dukagjinit patë reshje të intensitetit të lartë, temperaturat maksimale nuk shënuan rënie të theksuara, por ato mbetën mbi vlerat e normales për periudhën që jemi, duke regjistruar rekord me temperatura mbi 30 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

IHMK ka thënë se muaji korrik ishte muaji më i nxehtë sa i përket ditëve me temperatura mbi 30 gradë Celsius, ndërsa valën e të nxehtit afrikan e vazhdoi edhe gushti.

Për dy ditët në vijim, 28 dhe 29 gusht, pritet që temperaturat minimale të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *