Vendosni fjalën kyçe....

Inter i ‘mbyll derën’ Ikardit


Ikardi është jashtë projektit të Interit. Ky ka qenë mesazhi që i ka dhënë sulmuesit argjentinas presidenti i klubit, Zhang.

Pas replikave mes drejtorit sportiv, Marota dhe menaxheres së Ikardit, bashkëshortes së tij, Uanda Nara, ka qenë Zhang që ka deklaruar se amerikano-jugori nuk bën pjesë në planet e ekipit.

Pas dere janë Juventusi e Napoli që janë të gatshëm ta marrin sulmuesin, megjithatë muaji gusht nuk ka përfunduar ende dhe do jetë fundi i merkatos që do përcaktojë të ardhmen e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *