Përfaqësuesi socialist i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i është përgjigjur me një status në ‘Facebook’, akuzave të PD-së.
Ai ka publikuar në faqen e tij pasaportën me vula të shtetit grek duke thënë se hyn e del sa herë të dojë nga shteti grek.
Sipas tij, kjo nuk do ishte e mundur ndër do kishte urdhër arresti në Greqi ndërsa thekson se ka ndryshuar emrin si shumë shqiptarë të tjerë por as nuk është arrestuar e as është dënuar në vendin fqinj.
“Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po ska problem se e verteta vonon po nuk harron. Une paskam urdher arresti ne Greqi dhe hykam e dilkam sa here dua! Ja ku e kam qe kam hyre e kam dale nga Greqia para se te dilte emri kandidat.
E verteta ime do vertetohet sic e kam then, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet. Une sjam arrestuar dhe sjam denuar ne Greqi po kam bere pune me emer tjeter si gjithe shqiptaret. Po te isha ne kerkim sdo hyja dhe dilja sipas qefit!
Prandaj le te hyje Luli dhe le te dali Gaz Bardhi sa te doje duke i ra fyllit me nje vrime, se rendesi ka e verteta. E verteta eshte me mua dhe une jam me te verteten! Shume shpejt do gjejne nje babale tjeter se babale mua s’me bejne dot.” – shkruan Kajmaku në ‘Facebook’.