Kancelarja gjermane, Merkel, nuk mund ta mbante veten në një konferencë për shtyp, gjatë së cilës presidenti amerikan, Trump pretendoi se do të vizitojë Gjermaninë së shpejti dhe përmendi trashëgiminë e tij gjermane.
“Ne do të jemi atje. Jemi shumë të nderuar nga ftesa dhe kjo është e vërtetë. Ne do të jemi atje. Ndoshta së shpejti. Unë kam gjak gjerman në vena,” – tha Trump, teksa Merkel po buzëqeshte.
Më tej Merkel u përgjigj se e kishte ftuar presidentin amerikan “shumë herë”. Gjatë konferencës, Trump e quajti atë një “grua të shkëlqyer” dhe e përshkroi takimin e tyre si “shumë produktiv”.
Trump nuk ka bërë ende një vizitë diplomatike në Gjermani, duke u shfaqur vetëm në Samitin e G20 i në Hamburg në vitin 2017. Trashëgimia gjermane së cilës i referohej presidenti amerikan është me gjasë gjyshi i Trump, Friedrich, i cili raportohet se ka lindur në Gjermania dhe më vonë emigroi në SHBA.