Vendosni fjalën kyçe....

‘Macron s’mundi të shpëtojë Notre-Dame, le të merret me Francën e kolonitë’ – Bolsonaro


Brazili ka hedhur poshtë ofertën e vendeve të G7 për ndihmë në luftën kundër zjarreve masive të pyjeve të Amazonës, duke sugjeruar që fondet do të përdoreshin më mirë për të mbjellë pemë në Evropë, duke kritikuar njëkohësisht “kolonializmin” e presidentit Francez, Macron.

“Ne e vlerësojmë ofertën, por ndoshta ato burime do të viheshin në përdorim më të mirë të ripyllëzimit të Evropës,” tha shefi i shtabit të presidentit, Jair Bolsonaro, për ‘Globo’, duke shtuar se presidenti Macron, i cili këmbënguli që zjarret në Amazonë të jenë çështje kryesore në samitin e Biarritz, ishte motivuar nga “kolonializmi dhe imperializmi”.

“Macron madje nuk mundi të parandalojë një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është një vend i trashëgimisë botërore,” tha Lorenzoni.

“Për çfarë dëshiron ta mësojë vendin tonë? Ai ka shumë për t’u kujdesur në shtëpinë e tij dhe në kolonitë franceze.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *