Një tjetër zonë e vendit është përfshirë nga flakët. Mësohet se një zjarr masiv ka përfshirë sot pyjet e fshatit Cerje në Pustec. Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën greke dhe më pas flakët janë përhapur në tokën shqiptare.
Dëmi i shkaktuar nga zjarri llogaritet në dhjetëra hektarë, kryesisht halore.
Vatrat e zjarrit janë aktive prej 48 orësh por terreni i thyer e ka bërë lokalizimin e tyre të vështirë për zjarrfikësit.
Sipas gazetës online “BalkanWeb”, autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmë nga pala greke e cila pritet të ndërhyjë nga ajri.