Vendosni fjalën kyçe....

Merrte ç’gjente në shtëpitë e pushuesve në Durrës, arrestohet gruaja nga Tirana


Një grua ka rënë në prangat e policisë në qytetin e Durrësit, pasi akuzohet se hynte në banesat e pushuesve dhe i vidhte sendet me vlerë.

E arrestuara është një 32-vjeçare nga Tirana me inicialet G.L. Policia përmes një njoftimi rreshton të gjitha ngjarjet për të cilat dyshohet e reja nga Tirana.

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasja e mësipërme është autore e 2 vjedhjeve dhe e 2 rasteve të tjera të tentativës për vjedhje, konkretisht:

  • Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases M.B. dhe ka marrë një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe vlera monetare.
  • Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.D.
  • Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe i ka marrë çantën e dorës.
  • Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetases L. B. dhe ka tentuar të marrë çelësat e banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *