Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon PD-së materialet për Agim Kajmakun


Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar kërkesë Partisë Demokratike, që të dorëzojë të gjithë dokumentacionin që disponon për Agim Kajmakun, kryebashkiakun e Vorës të zgjedhur në votimet e 30 qershorit.

Kërkesa i është dërguar sekretarit të PD, Gazmend Bardhit nga Njësia e Dekriminalizimit. Sipas kësaj njësie, Kajmaku ende nuk i ka dorëzuar shenjat e gishtave.

PD e ka akuzuar së fundmi Agim Kajmakun, se ka qenë i arrestuar në Greqi për falsifikim kartmonedhash dhe se është arratisur më pas nga shteti fqinj e i është shmangur drejtësisë duke ndryshuar emrin. Kajmaku vetë e ka pranuar se e ka ndryshuar emrin në vitet 2000 kur ka shkuar në Greqi, por mohon të jetë i njëjti Jorgo Tota që kërkohet nga drejtësia helene.

Sipas opozitës, Kajmaku nuk mund të qëndrojë në detyrën e kryebashkiakut, për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *