Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria letërporosi në Greqi për Kajmakun


Prokuroria e Përgjithshme po përpilon një letërporosi për autoritetet greke për të gjetur nëse Agim Kajmaku, i cili u vu në krye të bashkisë së Vorës pas votimeve të 30 qershorit, ka qenë i arrestuar në vendin fqinj.

Prokuroria u vu në lëvizje pas denoncimit të Partisë Demokratike dhe publikimit prej të saj të dokumenteve duke pretenduar se Kajmaku ishte ndaluar në vitin 2003, nën emrin Jorgo Toto për falsifikim monedhash.

Ndërkohë prokuroria i ka kërkuar selisë blu të gjithë dokumentacionin që ka në dispozicion ndaj Kajmakut, lidhur me një arrestim të mundshëm tijin në vitin 2003 në Greqi.

Në rast se arrestimi konfirmohet atëherë Kajmaku do jetë i votuari i dytë pas Valdrin Pjetrit që kapet duke falsifikuar formularin e dekriminalizimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *