Taylor Swift mori në shtëpi çmimin më të madh të “MTV Video Music Awards” të hënën.
Këngëtarja fitoi çmimin për videoklipin e vitit për këngën “You need to Calm Down” përmes të cilës përshkruan marrëdhëniet e saj me njerëzit me të cilët urrehet.
Videoja kritikon homofobinë dhe shfaqi personazhe të famshëm LGBT.
Ceremonia u mbajt në New Jersi të Shteteve të Bashkuara dhe u hap me një performancë të këngëtares me origjine shqiptare Ava Max (Amanda Koçi).
Artisja tjetër shqiptare Bebe Rexha ishte gjithashtu e pranishme në ceremoni, ku arriti të sigurojë një trofe për këngën më të mirë dance në bashkëpunim me grupin amerikan “The Chainsmokers”.
Fitues të tjerë të mbrëmjes ishin Ariana Grande, Billie Eillish dhe Missy Elliott, Lil Nas X dhe Billy Ray Cyrus.
Gjatë mbrëmjes prezantuan hitet e tyre dhe artistë si Camila Cabello në bashkëpunim me Shaën Mendes, këngëtarja spanjolle Rosalia, Lizzo etj.
Miley Cyrus gjithështu i këndoi martesës së saj të dështuar me këngën e re “Slide Away”.
Fituesit:
Video of the year – Taylor Swift, You Need to Calm Down
Artist of the year – Ariana Grande
Song of the year – Lil Nas X ft Billy Ray Cyrus, Old Town Road (Remix)
Best new artist – Billie Eilish
Best collaboration – Shawn Mendes and Camila Cabello, Senorita
Push artist of the year – Billie Eilish
Best pop – Jonas Brothers, Sucker
Best hip-hop – Cardi B, Money
Best R&B video – Normani ft 6lack, Waves
Best K-pop – BTS ft Halsey, Boy With Luv
Best Latin – Rosalia and J Balvin ft El Guincho, Con Altura
Best rock – Panic! At The Disco, High Hopes
Video for good – Taylor Swift, You Need To Calm Down
Best direction – Lil Nas X ft Billy Ray Cyrus, Old Town Road (Remix)
Best group – BTS
Best power anthem – Megan Thee Stallion ft Nicki Minaj & Ty Dolla Sign, Hot Girl Summer
Song of the summer – Ariana Grande & Social House, Boyfriend
Michael Jackson Video Vanguard Award – Missy Elliott