Aktori i “Spider-Man” Tom Holland, u tregua diplomatik për ndarjen e personazhit të tij nga “Marvel Universe”.
23-vjeçar britanik citoi thënien e famshme të Toni Stark nga “Avengers: Endgame”, duke i thënë turmës: “Ka qenë një javë e çmendur dhe unë ju dua të gjithëve nga thellësia e zemrës sime, dhe unë ju dua 3000 herë. “
Javën e kaluar u dha lajmi se Disney dhe Sony, nuk kishin arritur në një marrëveshje lidhur me filmat e ardhshëm dhe kishin vendosur t’i jepnin fund bashkëpunimit.
Shumë prej artistëve që janë pjesë e filmave të Marvel, janë lutur që Holland të kthehet por mesa duket vendimi është përfundimtar.
Presidenti i “Marvel Studios” Kevin Feige tha për situatën: “Unë ndjej mirënjohje dhe gëzim nga Spider-Man … Ne realizuam pesë filma brenda MCU me Spider-Man: dy filma të pavarur dhe tre me Avengers. Ishte një ëndërr që kurrë nuk mendoja se do të ndodhte. Asnjëherë nuk ishte menduar të zgjaste përgjithmonë. Ne e dinim që kishte një kohë të kufizuar që do të mund ta bënim këtë, dhe ne treguam historinë që donim të tregonim, dhe do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë. “
Vetë Holland nga ana tjetër ka deklaruar:“Në thelb, ne kemi bërë pesë filma të shkëlqyeshëm. Kanë kaluar pesë vite të mahnitshme. Unë kam kaluar kohën më të mirë të jetës sime. Kush e di se çfarë sjell e ardhmja? Por gjithçka që di është se do të vazhdoj të luaj rolin e Spider-Man dhe të kaloj mirë. Do të jetë argëtuese, sido që do zgjedhim ta bëjmë”.
Të drejtat e filmit për superheroin janë në pronësi të “Sony” – dhe ky personazh u shfaq në filmat e “Marvel Studios” (që zotërohet nga Dizney) falë një marrëveshjeje.
Në fakt Spider-Man është një personazh i librit komik të Marvel – por në vitin 1999 kompania “Sony” bleu të drejtat e filmit për superheroin.
Në vitin 2015 studioja arriti një marrëveshje me Disney dhe Marvel Studios për të sjellë sërish në skenë Peter Parkerin, këtë radhë me aktorin Tom Holland. Por tani nuk kanë arritur më në një marrëveshje.