Vendosni fjalën kyçe....

Turqia merr furnizimin e dytë me sistemin raketor rus S-400


Turqia ka marrë të martën grupin e dytë të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

“Grupi i dytë i pajisjeve të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 ka mbërritur në Bazën Ajrore Murted afër Ankarasë. Procesi i dorëzimit do të vazhdojë rreth një muaj.” – tha ministria në ‘Tëitter’.

Ankaraja mori furnizimin e saj të parë me raketa S-400 në korrik.

Dorëzimi i baterisë së parë u krye në 25 korrik. Pasi nuk arriti dot një marrëveshje me SHBA-në për blerjen e sistemit ‘Patriot’, Turqia nënshkroi në prill të vitit 2017 një kontratë me Rusinë për të marrë mburojën anti-raketë S-400.

Duke kundërshtuar vendosjen e sistemit rus, zyrtarët e SHBAsë argumentuan se ai do të ishte i papajtueshëm me sistemet e NATO-s dhe do të ekspozojnë gjeneratën e pestë të avionëve, ‘F-35’, ndaj raketave ruse.

Megjithatë, Turqia theksoi se S-400 nuk do të integrohej në sistemet e NATO-s, kështu që nuk kishte shanse të paraqiste ndonjë kërcënim për aleancën ose armatimin e saj.

Sistemi S-400 shihet si një nga sistemet më të përparuara të raketave në botë, i aftë të gjurmojë disa objektiva njëkohësisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *