Një ‘Airbus A330’ i Air China shpërtheu në flakë menjëherë ndërsa udhëtarët dhe ekuipazhi ishin duke hipur në avion, duke detyruar një evakuim emergjent të zonës në aeroportin e Pekinit.
Nuk ka raportime për lëndime dhe shërbimet e urgjencës mbërritën në vendin e ngjarjes duke luftuar me flakën që shpërtheu në avionin CA976 të martën.
Aeroplani sapo kishte zbritur nga Singapori dhe zjarri shpërtheu ndërsa pasagjerët po hipnin në të. Shkaku i flakës është ende i panjohur.
Air China postoi një deklaratë në ‘Weibo’ duke thënë se anëtarët e ekuipazhit dhe stafi i aeroportit e kishin vënë nën kontroll zjarrin.