Vendosni fjalën kyçe....

“Bëra seks oral me një 6-vjeçar, më pëlqeu”, libri për fëmijët transgjinorë po trondit rrjetin


Një libër i konsideruar si një “vështrim i ndershëm” për jetën dhe luftën e adoleshentëve transgjinorë ka ngjallur zemërim në internet për shkak se jep detaje të seksit oral me një fëmijë gjashtë vjeçar.

Në fakt libri i titulluar “Beyond Magenta” ka qenë në raftet e librarive që nga viti 2014, por vetëm së fundmi fitoi vëmendje mediatike pasi disa pasazhe shqetësuese u nxorën në pah nga faqja e internetit “Binary Australia”, e cila e përshkruan veten sfiduese të axhendës agresive ndaj shoqërisë gjinore.

Një i ri në moshë madhore, i intervistuar në libër përshkruan seksin oral që në moshën gjashtë vjeçare. Por në mënyrë alarmante, nuk ka sqarim për fëmijët që e lexojnë se kjo është sjellje e paligjshme dhe e dëmshme për ta.

 “Nga mosha gjashtë vjeç, unë u putha me djem të tjerë në lagjen time, bëra miqësi me ta dhe kryem seks. Më pëlqeu. Më pëlqente shumë me gojë. Dhe unë preka ata të tyre. Ne ishim vërtet të rinj por kjo është ajo që bëmë,”– thotë i riu në njërën pjesë të rrëfimit.

I njëjti person thotë se e mërzitnin pedofilët që do të “preknin veten” para tij.

Akte agresioni janë përshkruar gjithashtu në libër, duke përfshirë këtu një incident ku një adoleshent shtyn një mësuese shtatzënë në tokë.

Përshkrimi i përvojave të kaluara dhe abuzimi seksual është një gjë, por të ritregoni rastësisht histori të tilla dhe duke i paraqitur atosi  krejtësisht normale janë dy gjëra të ndryshme. Një detaj ky që përdoruesit e “Twitter”-it ishin të shkathët ta kapnin menjëherë.

Disa madje i kanë bërë thirrje bibliotekave të tyre publike që të ankohen për librin, të cilin e përshkruajnë edhe si “pornografi të fëmijëve”.

Siç shkruan “RT“,  “Beyond Magenta” është i disponueshëm në rreth 60 biblioteka publike në të gjithë Australinë, madje edhe në bibliotekat në Mbretërinë e Bashkuar dhe është përfshirë në listat në internet të librave “më të mirë” për fëmijët transgjinorë që “duhet të lexohen”. Autorja e këtij libri është fotografja Susan Kuklin e cila ka intervistuar gjashtë të rinj transgjinorë ose neutralë dhe jep mendimet e tyre mbi preferencat gjinore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *