Presidenti rus Vladimir Putin e qerasi homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan me një akullore, gjatë vizitës së tyre në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit dhe Hapësirës në Moskë.
Dyshja morën një pushim nga inspektimi i pajisjeve të aviacionit rus, për të shijuar nga një akullore në diell.
Pasi ata zgjodhën akulloret, shitësja u tha se akulloret kushtonin 210 rubla ( ose 3,20 dollarë). Erdogan pyeti me zë të lartë se kush do të paguante paratë.
“Do m’i paguani edhe mua?”, pyeti Erdogan.
“Po, sigurisht që unë do të paguaj. Ju jeni mysafiri ynë në fund të fundit.”, u përgjigj udhëheqësi rus, sikurse mund ta ndiqni në videon e mëposhtme të publikuar nga RT.
Putin i dorëzoi gruas një shumë prej 5.000 rublash dhe la Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë Denis Manturov, të mbante kusurin “për të mbështetur zhvillimin e aviacionit”. Pas kësaj grupi shpërtheu në të qeshura.