Vendosni fjalën kyçe....

Kërkuan azil dhe shkelën rregullat e Schengen, sillen nga Franca me charter 60 shqiptarë


Dhjetëra shqiptarë të cilët kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën e Schengen janë rikthyer sot në vend.

Sipas policisë, janë riatdhesuar 60 shqiptarë, 20 prej të cilëve kishin kërkuar azil dhe 40 të tjerë për qëndrim të parregullt në vendet e BE.

Shqiptarët janë sjellë me charter nga Franca.

“Rinas – Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shtetasve që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen. U zhvillua operacioni i radhës i riatdhesimit nga Lille, Francë

Nëpërmjet një charteri nga Franca, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca dhe Frontex, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 60 shtetas shqiptarë, nga të cilët 20 prej tyre kishin kërkuar azil dhe 40 të tjerët për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia paralajmëron se operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, ka një apel për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Njëkohësisht Policia Kufitare, në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *