Vendosni fjalën kyçe....

‘Lidhjet e Kajmakut me bashkinë e Tiranës e kamioni i kapur me kokainë e armë’ – Denoncimi


Një qytetar ka dhënë informacione të tjera lidhur me kandidatin socialist të Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas tij, Kajmaku është i lidhur ngushtësisht me bashkinë e Tiranës duke përfituar presj saj tendera për mbjelljen e pemëve e luleve nëpër rrugët e Shqipërisë.

Më tej qytetari thotë se 9 muaj më parë një kamion i kompanisë së Kajmakut është kapur në Itali më kokainë e armë  ndërsa lajmi nuk është publikuar në media.

Denoncimi i qytetarit është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në ‘Facebook’.

“Disa pyetje tronditese per Kajmakun e Edvin Mafise dhe Ndrikull Reformatos nga qytetari dixhital.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje zoti/ Berisha. Doja vetem tju informoja gjithmone nese sjeni ne dijeni te fakteve per Gim Kajmakun ose ndryshe pushtin Vores. Tenderat per bashkine e Tiranes per mbjelljen me peme dhe lule ose per rruget e Shqiperise kush kompani i ka? Kush eshte pronari i biznesit? Sa vjet ka qe i fiton po i njejti tenderat? Diku pak a shume rreth 9 muaj me pare kamjoni ne pronesi te kujt kompanie qe transportonte bredha dhe lule nga Hollanda ne drejtim te Shqiperise u kap ne Bolzano ( Itali ) me lende narkotike te llojit ( cocain ) dhe me arme? Pse nuk eshte bere i ditur lajmi ne mediat tona? Ju lutem shume publikojeni dhe kerkoni pak me shume info per kte qe po ju shkruaj. Me respekt. Ju lutem anonim se skam qef ose kohe te humb me to jo frike.” – shkruhet në mesazhin e Berishës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *