Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha pranon kërkesën e kryeministrit Johnson për pezullimin e parlamentit


Mbretëresha e Anglisë pranon pezullimin e parlamentit britanik pas kërkesës së bërë nga kryeministri Johnson.

Pezullimi do bëhet muajin e ardhshëm teksa qeveria po kërkon të frenojë përpjekjet për të shkatërruar Brexit pa marrëveshje.

‘Downing Street’ ka njoftuar se fjalimi i Mbretëreshës do të mbahet më 14 tetor, dy javë para afatit të Brexit.

Opozita nga ana e saj e ka quajtur këtë gjë një atentat ndaj demokracisë duke theksuar se kjo gjë kërkon t’imbyllë gojën parlamentit dhe ta ndalojë atë që të thotë fjalën e tij për çështjen e Brexit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *