As të vdekurit nuk mund t’a mashtrojnë policinë kolumbiane dhe këtë gjë e zbuloi një kontrabandist pasi autoritetet zbuluan 300 kg marijunanë me vlerë miliona dollarë të fshehura brenda dy arkivoleve.
Zbulimi i pazakontë u bë në një pikë kontrolli policie në Santanderin e Veriut të martën, sipas ‘El Tiempo’. Policia dyshoi pasi shoferi u bë nervoz.
Një kontroll i shpejtë i arkivoleve çoi në kapjen e 514 pakove me marijuanë, që peshonin më shumë se 300 kilogramë. Dërgesa është vlerësuar në më shumë se 150 milion pesos (7.5 milion dollarë).
Pamjet e videos së sekuestrimit tregojnë dy oficerë që po përpiqen të ngrenë një arkivol të rëndë nga pjesa e pasme e makinës, përpara se të ngrinin kapakun e arkivolit ku gjetën drogën.
Shoferi i mjetit, i cili kishte udhëtuar nga qyteti kolumbian i Cucuta, u ndalua dhe do përballet me drejtësinë.