Vendosni fjalën kyçe....

NASA ofron 7 miliardë dollarë për të bërë të mundur uljen në Hënë brenda vitit 2024


Administrata Trump i kërkoi Kongresit amerikan në maj që të rrisë shpenzimet për NASA-n vitin e ardhshëm, për të bërë të mundur rikthimin e amerikanëve në sipërfaqen e Hënës brenda vitit 2024.

NASA po ofron 7 miliardë dollarë për të ndërmarrë hapat e parë për një rikthim të përshpejtuar të SHBA-së në sipërfaqen hënore brenda pesë viteve, shkruan ‘Bloomberg Business’.

Propozimi i lëshuar nga NASA mund të zgjasë deri në 15 vjet dhe më shumë se një kompani mund të kualifikohet.

Idetë në lidhje me modelimin e anijes hapësinore, aftësinë e ngarkesave, vëllimin nën presion, disponueshmërinë e energjisë për ngarkesat dhe kohën e tranzicionit, janë renditur gjithashtu në propozimin e agjencisë.

Këtë muaj, NASA kërkoi propozime nga kompanitë për një sistem për të transportuar furnizimet me një raketë komerciale në anijen e vogël ‘Gateëay’, në orbitën hënore si pjesë e misionit të planifikuar të uljes së ‘Artemis’.

Në maj, NASA kërkoi kontraktorët e saj të parë për misionin ambicioz të Hënës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *