Vendosni fjalën kyçe....

Rakipi thyen heshtjen pas mbylljes së emisionit: Rama, ndryshe nga Berisha e bleu median


Gazetari Ylli Rakipi ka deklaruar se kontrata e tij me televizionin ku punonte është ndërprerë në mes për shkak të presionit të kryeministrit Rama.

Ai ka folur për herë të parë që prej vendimit për largimin e tij dhe mbylljen e emisionit ‘Të Paekspozuarit’. Rakipi theksoi se vendi po shkon drejt një regjimi të plotë ndërsa Rama ka trajtën e një diktatori.

“Nëse shohim, Shqipëria po shkon drejt një regjimi të plote. Kryeministri ka staturën e një autokrati, një diktatori. Kontrata ime është ndërprerë në mes, mbaronte në vitin 2020. Ishte një kontratë dy vjeçare.” – tha Rakipi.

Gazetari deklaroi se Rama është përqendruar te emisioni i tij vetëm kur ai ka publikuar afera të lidhura drejtpërdrejt me qeverinë, ndërsa shtoi se ka materiale filmike ku Rama u bën presion gazetarëve.

“Unë në emisionin tim përgjatë ekzekutimit të tij, kam patur problematika të mëdha me qeverinë dhe kryeministrin Rama. Kam edhe materiale filmike, ku Rama vjen në tryezë dhe bën presion, ofendon një prej gazetarëve. E rëndësishme është se Edi Rama është fokusuar në emisionin tim, kur unë kam publikuar afera të lidhura drejtpërdrejtë me qeverinë.” – ka thënë Rakipi gjatë një interviste në “Ora News”.

Në fund ai tha se emisioni i tij nuk do mbyllet sa kohë ai është gjallë nërsa tha se paralelizmi mes Berishës e Ramës nuk qëndron aspak.

“Duhet të presë akoma Edi Rama, që unë të mos jem në këtë botë, që të mbyllë emisionin “Të Paekspozuarit”. Krahasohet shpesh koha e Berishës, që ai ka qenë njeriu më represiv ndaj medias. Berisha nuk ka qenë një mik i medias, është përplasur me median në mënyrën më të keqe të mundshme. Por, Sali Berisha nuk e bleu median. Top Channel ishte një armik për Sali Berishën, por nuk pagoi para për ta nënshtruar. Ideja dhe përpjekja, blerja masive e mediave, është ngjarja më e shëmtuar që mund ti ndodhë një vendi. Armiq të medias  kemi parë plotë, por blerës të mediave është e vështirë të gjesh.” – mbylli ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *