Nga data 1 gusht ka hyrë në fuqi rregullorja e re për abonetë e personalizuara. Ato janë bërë me emër mbiemër dhe foton përkatëse të qytetarit/es.
Sipas shoqatës së transportit qytetas ky ndryshim i shoqëruar edhe me ripërcaktimin e pikave të shitjes së aboneve ka sjellë një zhvillim pozitiv në raportin me qytetarët dhe qartësinë e këtyre të fundit.
Sipas udhëzimit tashmë në fuqi, abonetë mund të blihen vetëm në kioskat pranë stacioneve të autobusëve dhe në asnjë pikë tjetër.
Përgjatë viteve abonetë kanë qënë një kokëçarje për qytetarët dhe një hapësirë abuzimi nga shitës ambulantë apo të tjera forma manipulimi.
Me abonetë e personalizuara dhe me pikat e autorizuara pranë stacioneve duket se do të marrë fund një praktikë e pakëndshme. Nderkohe qytetaret mund te drejtohen te pikat e autorizuara te shperndarjes se aboneve qe te shmangin rrezikun e mospajisjes me to.
Urojmë që të vazhdojë kështu e mos ketë ndryshime të tjera që ç’orientojnë qytetarët në formulën e abonesë apo në aksesin ndaj tyre. Në këtë vazhdë edhe operacioni i sotëm i policisë është njëe sukses edhe për të gjithë transportuesit qytetas.