Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim të fundit me ambasadorin austriak në vendin tonë, Johann Sattler, pasi ky i fundit ka përfunduar mandatin e tij.
Përmes një mesazhi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Meta e ka falenderuar ambasadorin Sattler për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për promovimin që iu bëri maleve të Shqipërisë.
“Ishte kënaqësi e veçantë të falenderoja ambasadorin e Austrisë, z.Johann Sattler në përfundim të detyrës së tij, për angazhimin e palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona. Nuk mungoi dhe një falenderim i posaçëm për promovimin që ambasadori Sattler u bëri maleve të Shqipërisë, ndërsa aktivitetet kulturore ishin mbresëlënëse si asnjëherë më parë.”, shkruan presidenti.