Vendosni fjalën kyçe....

Turqia pranë blerjes së avionëve rusë të gjeneratës së pestë, Erdogan ‘thumbon’ Putinin (Video)


Turqia mund të nënshkruajë shumë shpejt një marrëveshje me Rusinë për blerjen e avionëve të gjeneratës së pestë SU-57.

Presidenti Putin dhe homologu i tij Erdogan, morën pjesë në MAKS 2019 (Panairi Ndërkombëtar i Aeronaurikës) dhe vitituan pikërisht një prej këtyre avionëve modernë.

Ata inspektuan një SU-57 dhe presidenti turk u tregua veçanërisht i interesuar për aeroplanin në fjalë. SU-57 është shfaqur për herë të parë në këtë panair megjithatë Forcat Ajrore të Rusisë kanë dhjetëra avionë të tillë në përdorim që prej një viti.

Erdogan pyeti nëse avioni ishte tashmë i gatshëm për punë dhe kjo u pohua nga Putin. Më tej Erdogan pyeti nëse mund ta blinte atë dhe Putin iu përgjigj pozitivisht dhe më pas të dy liderët buzëqeshën.

Pas ndërprerjes nga ana e SHBA-së të furnizimit të Turqisë me avionë F-35, Turqia po sheh një tjetër mundësi për t’u furnizuar me fjalën e fundit të teknologjisë ushtarake dhe SU-57 është një nga objektivat e Ankarasë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *