Vendosni fjalën kyçe....

“Vizion dhe energji e re për të ecur përpara” – Deputeti i CDU-së mbështet Vjosa Osmanin për kryeministre


Deputeti i partisë së kancelares gjermane, Merkel, ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Nikolas Lober, anëtar i CDU-së e deputet i Bungestagut ka thënë se kandidimi i Osmanit është një mundësi që i jepet Kosovës për vizion dhe energji të re për të ecur përpara.

Ndër të tjera ai ka thënë se Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Republikës së Kosovës që po garon për postin e kryeministres.

“Deputetja Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Kosovës që po garon për kryeministre. Osmani vjen nga LDK-ja, parti simotër e CDU-së dhe anëtare e familjes së Partive Popullore të Evropës”, ka shkruar Lobel në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

Osmani është mandatuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës si kandidate për kryeministre këtë të hënë. Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do mbahen në datën 6 tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *