Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në Amazonë dhe 4 pikat e një replike


Nga Besmira Nushi

Shumë shpesh ironia dhe cinizmi gazetaresk keqkuptohen për zgjuarsi dhe profesionalizëm.

Megjithatë ka tema që janë kaq të rëndësishme në të cilat nuk ka vend ironia dhe ku duhet lënë pas opinioni politik (i majtë apo i djathtë) dhe të mendohet se si mund të rritet përgjegjësia shoqërore në probleme që i takojnë çdo shteti dhe çdo individi.

Autori më poshtë mendon se djegia e pyjeve në Amazonë nuk është në fakt kaq tragjike (madje e papërfillshme) dhe se fushatat ndërgjegjësuese në mediat globale janë në fakt fushata politike kundër kastës aktuale politike në Brazil.

1- Pikë së pari është etikë pune që në një shkrim të tillë të citosh burimet e informacionit për shifrat e përmendura. Ky shkrim nuk ka *asnjë* link si burim informacioni.

2- Para se të disinformosh publikun me shifra të sajuara, shih se çfarë raportohet nga institucione të tjera si NASA, National Geographic, WWF etj. Sipas këtij raporti (https://abcnews.go.com/International/battling-brazils-fires-mats-water-tanks-reporters-notebook/story?id=65196121&fbclid=IwAR10z_r_mtj1qJkLnyreRD5dI3FPg5Fo-5kU4veQIuHYbHr7vHdPJzTmAaU) janë djegur të paktën 2.5 milionë akra (~1 milion hektarë).

Kjo do të thotë 0.18% e sipërfaqes totale, gjë që nuk është aspak për t’u mospërfillur apo për t’u ironizuar në forma të tilla gazetarie banale. Për shembull, në qoftë se situata vazhdon e tillë për 10 ditë të tjera, 1.8% e sipërfaqës do jetë e djegur.

3- Sipas WWF, 17% e sipërfaqes së pyjeve në Amazonë është shkatërruar vetëm në 50 vitet e fundit (http://wwf.panda.org/…/where_we_w…/amazon/about_the_amazon/…).

Autori i artikullit duhet të kujtojë se *te jesh i përgjegjshëm për mbrojtjen dhe kujdesjen për ambjentin nuk është zgjedhje politike*, pavarësisht se në ditët që jetojmë. ambjentalizmi i atribuohet shumë shpesh forcave të majta dhe liberale.

4- Shkrime të tilla të pamenduara i bëjnë më shumë dëm ambjentit se sa mund të imagjinohet. Janë pakujdesi të tilla që shkaktojnë katastrofa ambjentaliste dhe shoqërore.

*Autorja është Kërkuese shkencore – Microsoft Research Artificial Intelligence


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *