Vendosni fjalën kyçe....

10 % e shqiptarëve nuk kanë akses në burime uji të sigurta (RAPORTI)


Sa njerëz kanë qasje në ujë të pastër dhe të sigurt? Nga e marrin atë dhe sa paguajnë për të? Një hartë e re nga The Independent, me të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetit / Programi i Monitorimit të Përbashkët të UNICEF-it, jep të dhëna për ujin e pijshëm nga 17 vitet e fundit për të dhënë një pamje të detajuar të gjendjes së aksesit në ujin e pijshëm sot.

Sipas hartës, në Shqipëri 10% e njerëzve konsumojnë ujë në burime të pasigurta. E njëjta panoramë duket të jetë e pranishme në të gjithë Ballkanin, ndërsa në Greqi raportohet një siguri më e lartë.

Vendet problematike vijojnë të jenë disa shtete afrikane, të Lindjes ë Mesme, si dhe Amerikës Latine.

Që nga viti 1990, 2.6 miliardë njerëz kanë përfituar nga një burim “i përmirësuar” i ujit të pijshëm, ai që është krijuar për të mbrojtur kundër ndotjes. Por në vitin 2015, 663 milion njerëz – një në 10 – ende pinin ujë nga burime të pambrojtura. Pabarazitë e mëdha vazhdojnë midis dhe brenda vendeve; pothuajse gjysma e njerëzve që pinë ujë nga burime të pambrojtur jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane, 8 në 10 jetojnë në zona rurale dhe ka boshllëqe të mëdha midis më të pasurve dhe më të varfërve.

Sipas raportit, për t’u konsideruar “i sigurt”, një burim uji i pijshëm duhet të jetë i lirë nga patogjenët dhe nivelet e larta të substancave të dëmshme. Në nivel global, shqetësimi kryesor shëndetësor është ndotja nga prania e baktereve si E.coli. Në shumë vende, uji mund të jetë i kontaminuar nga ujërat nëntokësore të cilat preken nga elementet e gabuara, ose kontejnerët që njerëzit përdorin për të mbajtur dhe ruajtur ujin mund të përmbajnë gjurmë të baktereve.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Monitor.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *