Vendosni fjalën kyçe....

25 të vdekur pas sulmit në një kafene në Meksikë (VIDEO)


Të paktën 25 njerëz kanë mbetur të vrarë pas një zjarri në një lokal meksikan, për të cilin policia thotë se ishte vendosur qëllimisht nga anëtarët e një bande, shkruan “BBC“.

11 të tjerë mbetën të plagosur rëndë në zjarrin në barin Caballo Blanco  në Coatzacoalcos të Veracruzit të martën në mbrëmje.

Të mbijetuarit besojnë se sulmuesit ishin pjesëtarë bandash, të cilët bllokuan daljet përpara se t’i vinin zjarrin vendin.

Mediat meksikane kanë raportuar se brenda barit ishin hedhur shumë armë zjarri dhe kokteje molotovi. Guvernatori rajonal i Veracruzit, Cuitláhuac García, ka thënë se policia është duke zhvilluar hetime në lidhje me ata që e kryen këtë sulm duke u siguruar se ata nuk do të mbeten pa u dënuar.

Mediet e huaja kanë publikuar pamjet e sulmit të tmerrshëm që i mori jetën 25 personave.

Sulmi ndodhi pothuajse tetë vjet pasi 52 njerëz u vranë në një zjarr të shkaktuar në një kazino në Monterey. Zjarri asokohe ishte shkaktuar nga anëtarët e kartelit të drogës Zetas për të detyruar pronarët e kazinosë që t’u paguanin atyre para.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *