Vendosni fjalën kyçe....

Banka e parë për kriptomonedhat licencohet në Zvicër


Rregullatori financiar zviceran ka dhënë licencat e tregut të kapitalit dhe letrave me vlerë për dy ndërmarrje, të cilat pritet të bëhen bankat e para të kriptosmonedhës në botë.

Autoriteti Mbikëqyrës i Tregut Financiar Zviceran (FINMA) ka lëshuar licencat për SEBA Crypto AG me qendër në Zug dhe Sygnum AG me seli në Zyrih në fillim të kësaj jave, duke i bërë ato kompanitë e para të regjistruara në Zvicër si ndërmjetës-tregtarë me një fokus kriptomonedhat.

Kompanitë do të jenë në gjendje të emetojnë, ruajnë, tregtojnë dhe administrojnë asetet dixhitale – domethënë bitcoin dhe ethereum – si dhe të shndërrojnë monedhat si franga zvicerane, dollarë amerikanë dhe euro në dy monedhat e kriptovlerës.

Ato gjithashtu planifikojnë t’u ofrojnë investitorëve të tyre shërbime të kujdestarisë, brokerimit dhe tokenizimit për pasuritë e tyre dixhitale.

Sidoqoftë, të dyja kompanitë duhet të përmbushin disa “kritere dytësore” të kërkuara nga FINMA për t’u bërë banka zvicerane plotësisht funksionale. Këto kritere nuk janë bërë të ditura për publikun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *