Vendosni fjalën kyçe....

Conte përsëri kryeministër, nis punën për krijimin e qeverisë së re italiane


Presidenti italian Sergio Mattarella ka ngarkuar sërish Giuseppe Conten me detyrën e Kryeministrit për krijimin e qeverisë së re të koalicionit 5 Yje-PD.

Kjo pasi Lëvizja 5 Yjet e Contes, ka arritur të sigurojë një marrëveshje për koalicion me partinë e qendrës së majtë Demokratike (PD, një veprim që e rrëzon Lidhjen e ekstremit të djathtë nga qeveria dhe pengon zgjedhjet e parakohshme.

Conte do të nisë menjëherë sot konsultimet me forcat politike për krijimin e skuadrës së ekzekutivit italian.

“E pranova me rezervë detyrën e ngarkuar nga Presidenti i Republikës për formimin e qeverisë së re. Sot do të nis konsultimet me të gjitha grupet parlamentare. Në fund të konfrontimeve me ta, do ti dedikohem hartimit të programit qeverisës bashkë me forcat politike që më kanë mbështetur e i falenderoj. Jemi në fillimin e një legjislature të re europiane e na duhet të rekuperojmë kohën e humbur për ti dhënë Italisë rolin që meriton si protagoniste. 

Vendi duhet të përparojë shpejt. Prioriteti kryesor i qeverisë është manovra e buxhetit. Do të jetë një qeveri për të modernizuar vendin e qytetarët. Do të jetë një qeveri risie, riformimi, ringjallje shpresash që do ti ofrojë vendit siguri. Do të punojmë për të pasur një infrastrukrurë të sigurt, rrjete efikase që ushqehen me energji të rinovueshme, që integron mirëqënie ekonomike të qëndrueshme dhe do të eleminojmë pabarazitë e të gjitha llojeve ne axhendën tonë politike.”, deklaroi Conte.

Ky mund të jetë shansi i dytë i Conte-s për të udhëhequr Italinë, pasi ai dha dorëheqjen javën e kaluar pas përfundimit të aleancës mes M5S dhe Lidhjes.

Conte ka disa ditë kohë për t’u siguruar M5S dhe PD të lënë mënjanë diferencat e tyre të shumta për të krijuar një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme.

Të dyja palët duhet ende të hartojnë një program dhe të zgjedhin një kabinet.

Një nga pengesat është roli i Luigi Di Maio-s, udhëheqësi i M5S.

PD insiston që ai të jetë zv.kryeministër, në mënyrë që si këmbim të pranojnë Conte-n si kryeministër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *