Vendosni fjalën kyçe....

‘Do vendos pas telefonatës me Trump’ – Erdogan pohon interesimin për avionët rusë


Presidenti turk Erdogan e shtoi u hodhi jo benzinë thashethemeve se Ankaraja mund të blejë avionë luftarakë rusë SU-57 në rast se SHBA-ja e ndërpret përfundimisht marrëveshjen për avionët ‘F-35’.

Erdogan ishte në Moskë në fillim të kësaj jave në panairin ndërkombëtar të aeronautikës ku vërejti avionët ‘Su-35’ dhe ‘Su-57’. Gjatë rrugës për në Ankara, ai u pyet nëse Turqia ishte interesuar për aeroplanët rusë.

“Pse jo? Ne nuk kemi ardhur këtu për asgjë.” – ishte përgjigja e tij, duke zënë faqet e para të gazetave dhe televizioneve në Turqi.

Erdogan shtoi se “brenda disa ditësh” ai pret një telefonatë me presidentin amerikan Trump, kur do merret vendimi përfundimtar i SHBA-së për avionët ‘F-35’ dhe do reagojë në përputhje me rrethanat.

Turqia nuk është vetëm një klient për ‘F-35’, por një prodhues i avionit, shpjegoi Erdogan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *