Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja i thotë kolegut se ngjason me një gorillë, kërkon ndjesë e përlotur (Videot)


Një moderatore televizive amerikane i ka kërkuar falje kolegut të saj me ngjyrë, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, pasi i tha se i dukej si një gorillë gjatë një transmetimit të mëparshëm.

Alex Housden, një gazetare për stacionin e lajmeve ‘TV Oklahoma KOCO’ po prezantonte një emision për një gorillë në ‘Zoo City Oklahoma’, të enjten e kaluar, para se t’i thoshte golegut të saj me ngjyrë, Jason Hackett, “ajo duket si ju”.

Hackett bëri një buëqeshje të lodhur dhe u përgjigj, “në fakt duket njësoj”.

Megjithatë disa ditë më vonë gazetarja Housden e përlotur u shfaq pranë Hackett dhe kërkoi falje, pasi komenti i saj nxiti një ankesë për racizëmi nga shikuesit.

“Unë dua që ta dini se e kuptoj se sa shumë ju lëndova “, tha Housden e emocionues duke iu drejtuar shikuesve dhe kolegut të saj, Hackett.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *