Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën në aksident “gruaja më e shpejtë në botë”, po tentonte të shënonte rekord


Pilotja e makinave të garave dhe ylli i televizionit Jessi Combs, ka humbur jetën në një aksident ndërkohë që përpiqej të vendoste një rekord të ri shpejtësie.

Familja e Combs konfirmoi lajmin se ajo kishte vdekur nga një përplasje e makinës me një avion në Oregon, siç shkruan “BBC“, por nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Në një deklaratë, familjarët thanë se do ta kujtonin për “buzëqeshjen e ndritshme dhe pozitivitetin e saj”.

39 vjeçarja Combs, është quajtur “gruaja më e shpejtë në katër rrota”.

Ajo fitoi titullin në vitin 2013 kur arriti rekordin 398 mph (641km / h). Combs po përpiqej të kalonte atë shpejtësi dhe të thyente dhe rekordin absolut të shpejtësisë prej 512 mph (824km / orë) të vendosur nga Kitty O’Neil në 1976 .

“Ëndrra më e madhe e Jessi-t ishte të bëhej gruaja më e shpejtë në Tokë, një ëndërr që e ndiqte që në 2012” – shprehet familja e saj.

Jessi ishte pilote e skuadrës North American Eagle Supersonic Challenger. Gjithashtu Combs ka qenë pjesë e disa spektakleve televizive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *