Vendosni fjalën kyçe....

I dyshuari për vrasjen e 3 të afërmve, i riu tenton t’i ikë policisë duke vrapuar nudo (VIDEO)


Policia në Virxhinia ka arrestuar të martën një të ri lakuriq, i cili kërkohej për një vrasje të trefishtë.

Para se të arrestohej, 18-vjeçari  Matthew Bernard u ndesh me një reporter që ndodhej në vendngjarje, u ndoq nga policia dhe tentoi të mbyste një kujdestar të kishtës, të gjitha këto ndërkohë që ishte lakuriq.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Bernard shihet duke vrapuar pas një oficeri lakuriq por pasi ky i fundit e spërkat me një spraj në sy dhe pasi tenton të mbysë rojen e kishës, është oficeri që e ndek dhe e vë në pranga.

“USA Today” shkruan se Bernard u arrestua për tre vrasje të shkallës së parë pasi besohet se ka qëlluar dhe vrarë tre të afërm të tij në një shtëpi në Keeling.

Autoritetet  gjetën trupin e vdekur të njërës prej viktimave, një gruaje, në rrugën e shtëpisë, ndërsa dy viktimat e tjera, një fëmijë dhe një grua, u gjetën brenda shtëpisë.

Dy nga viktimat, ishin gruaja dhe fëmija i Blake Bivens, një lojtar bejsbolli. ESPN raportoi se Bernard është vëllai i gruas së Bivens.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *