Inis Neziri na bëri krenarë, ajo e nxori Shqipërinë fituese të festivalit “New Wave” në Rusi.
E reja shqiptare arriti të mundte të gjithë konkurrentët duke zënë vendin e parë me 280 pikë, sipas rezultateve të piblikuara nga faqja zyrtare e festivalit.
Për disa netë rresht, këngëtarja shqiptare u vlerësua me pikët maksimale nga juria.
Kujtojmë se gjatë prezantimit të saj në festival, Inis bëri simbolin e shqiponjës para publikut rus, kur u shfaq edhe flamuri shqiptar.
Ky sukses nuk erdhi krejt papritur për Inis Nezirin, pasi ajo u dallua që në fëmijëri për zërin e saj, kur fitoi festivalin e këngëve për fëmijë “Gjeniu i vogël” në vitin 2013.
4 vite më vonë, Inisi mori çmimin e tretë me këngën “Piedestal” në Festivalin e 56-të të RTSH-së, një vit më vonë siguroi një tjetër çmim në festivalin e “Këngës Magjike”, ku u paraqit me një duet me Flori Nazifin.
Pas “Këngës Magjike” Inisi nisi të garonte në skenat jashtë kufijve, ajo doli e dyta në Festivalin Ndërkombëtar ‘’Tra la la’’ në Maqedoni dhe në Rumani në Festivalin Ndërkombëtar ‘’ Cerbul de Aur” fitoi çmimin e madh ‘’Dreri i Artë’’.
Ajo mori trofeun dhe vlera e çmimit ishte 25 mijë euro, para që i investoi në edukimin e saj në muzikë. Në 11 maj të këtij viti ajo publikoi këngën e saj ‘’E theve’’.