Japin dorëheqjen disa nga drejtorët më të rëndësishëm në Shkodër vetëm një ditë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.
Bëhet fjalë për:
1.Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër,
2.Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër,
3.Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës,
4.Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër),
5.Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder,
6.Astrit Beci – Drejtor i Shendetit Publik Shkoder.
Pritet që të japë dorëheqjen edhe Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës. Mes këtyre, Astrit Beci është emri më i përfolur për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin si kandidati socialist për bashkinë Shkodër. Por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.
Vetëm një ditë më parë, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Briseda Kadia, tha se është urdhëruar dorëheqja e të gjithë drejtorëve, për t’u zëvendësuar me “njerëz me integritet“. Kjo pasi Partia Socialiste humbi kredibilitetin e saj në Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit. Ky i fundit u detyrua të tërhiqej nga bashkia e Shkodrës, pas zbulimit nga PD-ja se ishte i dënuar në Itali për trafik droge.