Këngëtarja shqiptare Inis Neziri po mahnit skenat ndërkombëtare me zërin e saj. Pas Rumanisë ku para disa muajsh fitoi një festival mjaft të rëndësishëm, tani ajo po merr pjesë në garën “New Wawe Festival 2019” që po mbahet në Sochi të Rusisë.
Për dy netë rresht Inisi ka marrë pikët maksimale nga juria, e cila përbëhet nga artistët më të njohur rusë. Ajo po vlerësohet për vokalin e fuqishëm dhe paraqitjen dinjitoze.
Ndërsa gjatë prezantimit të saj në festival, Inis bëri simbolin e shqiponjës para publikut rus, kur u shfaq edhe flamuri shqiptar.
View this post on Instagram
Ky sukses nuk erdhi krejt papritur për Inis Nezirin, pasi ajo u dallua që në fëmijëri për zërin e saj, kur fitoi festivalin e këngëve për fëmijë “Gjeniu i vogël” në vitin 2013.
4 vite më vonë, Inisi mori çmimin e tretë me këngën “Piedestal” në Festivalin e 56-të të RTSH-së, një vit më vonë siguroi një tjetër çmim në festivalin e “Këngës Magjike”, ku u paraqit me një duet me Flori Nazifin.
Pas “Këngës Magjike” Inisi nisi të garonte në skenat jashtë kufijve, ajo doli e dyta në Festivalin Ndërkombëtar ‘’Tra la la’’ në Maqedoni dhe në Rumani në Festivalin Ndërkombëtar ‘’ Cerbul de Aur” fitoi çmimin e madh ‘’Dreri i Artë’’.
Në 11 maj të këtij viti ajo publikoi këngën e saj ‘’E theve’’.
Këngëtarja Aurela Gaçe e e ka ndjekur perfomancën e Inis Nezirit në Rusi dhe u ka bërë apel mediave që të shkruajnë sa më shumë për të.
Performanca e parë e Inis Nezirit në Rusi: