Vendosni fjalën kyçe....

Mesfushori merr vendimin e papritur, i jep lamtumirën kombëtares


Mesfushori Migjen Basha ka deklaruar sot tërheqjen nga kombëtarja shqiptare. Ai e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në “Instagram”, ku sqaron dhe arsyet e vendimit të tij.

32- vjeçari thotë se do që t’i kushtojë më shumë vëmendje familjes si dhe të lirojë hapësira në ekip për lojtarët e rinj.

 “Mendoj qe ka ardhur momenti i duhur për mua që t’i dedikoj me tepër kohë familjes time.

Por në të njëjtën kohë, t’i japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar.

Dua të falënderoj nga zemra të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqtë e mi gjatë këtyre viteve.

Falënderoj stafin teknik të ekipit kombëtar dhe Federatën Shqiptare te Futbollit për mundësinë”, shkruan Basha.

Kujtojme se Migjen Basha luajti 29 ndeshje me kombëtaren duke shënuar 3 gola. Ai ishte një lojtar kyç në ekip dhe sidomos në suksesin e “Euro 2016”.

Ku lajm vjen vetëm pak ditë pasi Basha na tregoi se u bë baba për herë të dytë.

“Që para se të lindje të desha. I lumtur të njoftoj ardhjen e një engjëlli të ri në familjen tonë. Maelya”, shkruante në një postim mesfushoi, ku zbuloi edhe foton e parë të së bijës.

Ndërsa fëmija i parë i çiftit Basha, quhet Alisia ndërsa ditëlindja e saj do të mbahet mend se përkon me festën e madhe kombëtare. Ajo lindi në 28 nëntor të 2014-ës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *