Vendosni fjalën kyçe....

Messi dëmtohet sërish, 1 muaj mbetet jashtë fushave


Lionel Messi duket se do të jashtë fushës së gjelbër për rreth një muaj sipas raporteve të fundit, pasi argjentinasi pësoi një tjetër dëmti. Fakti që u stërvit bashkë me grupin pak ditë para sfidës Barcelona-Betis u mendua se sulmuesi argjentinas mund të aktivizohej për disa minuta në atë ndeshje, por Messi jo vetëm që e ndoqi sfidën andaluzianëve nga tribuna, por gjëndja e tij është përkeqësuar.

Sipas një raporti më të fundit, Messi ka vendosur të mbetet jashtë për një muaj pasi pësoi një dëmtim në stërvitje, vetëm pak javë pas rikuperimit.

Si rezultat argjentinasi do të humbasë sfidën e kësaj fundjave me Barçën por edhe debutimin në Champions League.

Osasuna, Valencia, Granada dhe Villareal janë 4 kundërshtarët e ardhshëm të Barcelonës në La Liga me Messin që pritet të mungojë në të gjitha këto takime.

Ky është një lajm që Barcelona nuk donte ta dëgjonte, pasi ka të dëmtuar edhe Luis Suarez e Ousmane Dembele.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *