Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i karburantit në Lezhë, punonjësi “hero” nxori nga makina dy fëmijët


Dy vajzat e mitura të familjes Bushati, të cilat ndodheshin në makinë në momentin e shpërthimit të karburantit në Lezhë,  janë shpëtuar nga punonjësi Nikolin Prenga i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Prenga i ka thënë të atit në spital se nuk është pishman edhe sikur kjo t’i kushtojë jetën.

“Më tha ‘Edhe po të vdes nuk jam në merak se kam shpëtuar dy fëmijë’, i ka nxjerrë nga makina dhe i ka larguar.”, tha Frrok Prenga, babai i Nikolinit, citon “Ora News“.

40-vjeçari është personi që u plagos më rëndë nga shpërthimi i karburantit, mes 7 të plagosurve të tjerë.

Ai ka pësuar djegie në 40 % të trupi dhe ndodhet i shtruar në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë.

Familja e tij në Pllanë të Lezhës, është në pritje të lajmeve nga spitali.

Në gjendje të rëndë mbetet në spital mbetet edhe Bardhok Bushati që ndodhej në makinën që shpërtheu në flakë ndërsa po furnizohej.

Dyshohet se shkak për shpërthimin u bë një defekt në sistemin e gazit dhe një shkëndije e shkaktuar nga ndezja e gjeneratorit pas ndërprerjes së enegjisë.

Karburanti ishte certifikuar vetëm katër muaj më parë, çka ka sjellë dyshime në sigurinë e karburanteve të inspektuara nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *