Presidenti amerikan Trump tha se Uashingtoni planifikon të lërë 8,600 trupa amerikane në Afganistan, por sugjeroi shkurtime të mëtejshme që mund të pasojnë, 15 vjet pasi presidenti Bush u mburr me fitore të mëdha kundër terroristëve atje.
Presidenti Trump njoftoi tërheqjen e mundshme të enjten në mëngjes në një intervistë për ‘Fox News’.
“Edhe nëse arrihet një marrëveshje me militantët talebanë, nuk do të ketë ulje të plotë të personelit ushtarak. Përkundrazi, prania e trupave amerikane në vend – tani në rreth 14,000 – do të shkurtohet me gati 40 përqind. Ne do e ulim numrin e trupave në 8.600. Shkurtime shtesë mund të vijnë më vonë, por jo një tërheqje e plotë. Ne po e zvogëlojmë atë prezencë shumë thelbësore dhe do të kemi gjithmonë një prani. Do të kemi inteligjencë të lartë.” – tha Trump.
Talibanët më parë këmbëngulën në një tërheqje të plotë amerikane nga Afganistani, por fraksioni militant dhe Uashingtoni i zgjidhën dallimet më herët gjatë një takimi në fillim të këtij muaji. Raundi i nëntë i negociatave midis dy palëve për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare filloi në Katar javën e kaluar.
Marrëveshja e ardhshme e paqes thuhet se do të sjellë një zvogëlim të trupave amerikane në këmbim të garancive nga Talibanët se nuk do lejojnë përdorimin e Afganistanin si një “strehë të sigurt” për terrorizmin si dhe një armëpushim përfundimtar midis Talibanëve dhe qeverisë të mbështetur nga SHBA-ja.